I infektuari me Koronavirus nga Obiliqi, është punëtor i KEK-ut
Janë konfirmuaredhe 19 raste të reja me COVID-19 e 24 të shëruar në Kosovë.
Një nga rastet e reja është nga Obliqi. Ai është punëtorë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu ka shkruar kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi.
Gashi nëpërmjet një statusi në profilin e tij ‘facebook’, ka thënë se i njëjti është nga fshati Milloshevë i kësaj komune.
Mos i jep këmbë virusit!
Kujdes po, panik jo!