I infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte të shumta
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se i infektuari i fundit nga Semetishti ka pasur kontakte të shumta me qytetarët nga fshati i tij, e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
Përmes një postimi në Facebook, ai u ka kërkuar qytetarëve që ta marrin shumë seriozisht këtë pasi mund të shkaktojnë dëme të mëdha.
Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve sërish që të qëndrojnë në shtëpi.
Postimi i plotë:
Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.
I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.
Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.
Bali Muharremaj