I gjendet pistoleta me shtatë fishekë
Një pistoletë me shtatë fishekë është gjetur në veturën e një personi mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se personit i është konfiskuar arma dhe fishekët dhe se i njëjti është arrestuar.
“Fsh. Llukar, Prishtinë 16.03.2020 – 23:25. Është raportuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishek. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.