I dehuri në Prizren ngacmon një vajzë të mitur
Policia e Kosovës, ka raportuar një rast të ndodhur dy ditë më parë në Prizren.
Policia bëri të ditur se një person i dehur ka ngacmuar një vajzë të mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prizren 20.11.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.