I bastiset shtëpia 59 vjeçarit, i gjinden arsenal armësh
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, me datën 21.01.2020, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, M. P. i lindur me 1961 m/k/sh, janë gjetur dhe janë konfiskuar:
një (1) pushkë gjysmë automatike M47
një (1) pushkë ajrore
një (1) pistoletë me gaz
një (1) armë e gjatë e dëmtuar
një (1) tytë e armës automatike e dëmtuar
dy (2) pjesë të armëve të gjata
katërmbëdhjetë (14) fishekë
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore./FaktePlus