Hysni Gucat nxjerrët i prangosur nga zyrat e OVL-UÇK-së
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.
Gucati bëhet figura e dytë e UÇK-së që arrestohet nga Gjykata Speciale, pasi Salih Mustafa ishte i pari që u arrestua të enjten.
Nuk është cekur arsyeja për arrestimin e Gucatit.
Ndërkaq sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka përsëritur se deri tash s’ka asnjë vendim të publikuar për bastisje.
“Kryetarin z. Hysni Gucati e arrestuan me vendim te gjykates speciale dhe po e transferojnë në Hagë”, ka shkruar ai në Facebook.
Konfirmohet: EULEX arreston Hysni Gucatin, do transferohet në Hagë