Hyseni: Po lidhim marrëveshje me llapjanët për një qeverisje më të mirë
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga LDK, Ekrem Hyseni sot ka zhvilluar disa takime me qytetar të kësaj komune.
Ai tha se në këto takime, po lidhë marrëveshje me qytetarët e Podujevës për një qeverisje më të mirë.
“Tubime madhështore gjithandej. Marrëveshje me qytetarin llapjanë për t’i dhënë komunës qeverisje të mirë dhe të merituar”, ka shkruar ai në facebook.