Hyseni: Në qeverisjen time 50% e ekzekutivit do të jenë gra
“Ky program ofron mbështetje në përgatitjen e grave për tregun e punës, subvencionimin e bizneseve ekzistuese që udhëhiqen nga gratë dhe parasheh grante për bizneset e reja”, ka thënë Hyseni.
Ai është zotuar se në qeverisjen e tij 50% e ekzekutivit do të jenë gra.
“Në qeverisjen time do të angazhohem për përfshirjen e sa më shumë grave në pozitat udhëheqëse, ndërsa 50% e ekzekutivit do të jenë gra”, ka theksuar Ekrem Hyseni.