Hyseni: Llapi i legjendës Fadil Vokrri, përherë do ta ketë përkrahjen e komunës
Kandidati për krytar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se sot ka vizituar Stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë ku edhe është njoftuar për mbarëvajtjen e punimeve në stadium dhe angazhimet e skuadrës në ligë.
Hyseni gjithashtu ka thënë se Llapi i legjendës Fadil Vokrri, përherë do ta ketë mbështetjen e komunës.