Hyseni i LDK-së në Podujevë prezanton projektin “Ngrohja e Qytetit”
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka prezantuar para qyteravë të Podujevës projektin “Ngrohja e Qytetit”.
Ai gjatë këtij prezantimi tha se ky projekt është direkt nga kërkesat e qytetarëve.
Hyseni ndër të tjera tha se me ngrohjen e qytetit pritet që të lidhen rreth 25 mijë qytetarë.
Reagimi i plotë i Hysenit:
Sot prezantuam projektin “Ngrohtorja e Qytetit”, ky është projekti më të madh kapital i realizuar ndonjëherë në komunën tonë.
Ky projekt ka dalë nga kërkesat e qytetarëve llapjanë, andaj, me marrjen e mandatit do të fillojmë jetësimin e tij.
Rreth 25 mijë qytetarë të Podujevës pritet të lidhen në rrjet dhe të përfitojnë.
Për më tepër, ky projekt do të sigurojë jetë më cilësore për qytetarët tanë, ajër më të pastër, ruajtje të pyjeve dhe zvogëlim të dukshëm të përdorimit të thëngjillit.