Hyri në lojë në minutën e 70-të, i gjithë “Bernabeu” e vërshëlleu menjëherë
Rrebesh vërshëllimash nga ana e tifozëve në “Santiago Bernabeu” për Gareth Bale.
U raportuar se dëshiron të qëndrojë te Real Madridi, por, Gareth Bale, deri në fund të sezonit, mund të ndërrojë mendje. Në fakt, duke parë veprimet e tifozëve të Realit, mund ta bëjë këtë pa u menduar dy herë, raporton Gazeta Express.
Ai e nisi nga stoli ndeshjen me Bilbaon, të cilën e fitoi Reali 3-0.
Bale hyri në lojë në minutën 70’ në vend të Lucas Vazquez.
Dhe, ende pa shkelur mirë në fushë, tifozët në Bernabeu nisën ta vërshëllejnë atë, pasi duken të lodhur nga ulje-ngritjet e tij dhe nga polemikat për merkato – sidomos pas finales së Champions League në vitin 2018 ku kishte thënë “mund të largohem”. Edhe pse qëndroi, Reali dështoi me largimin e Cristiano Ronados dhe Bale u “zhduk”, nuk ishte aty për ta ndihmuar.
Veprimi i tifozëve në Bernabeu, është një sinjal i fortë dhe i qartë se si ambienti i Real Madridit, drejtuesit dhe tifozët, kanë arritur në kulmin e durimit ndaj “zotërisë 100 milionë” dhe mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit me fanellën e bardhë.
Megjithatë, në mbrojtje i ka dal trajneri Zinedine Zidane.
“Nuk e di se përse e vërshëllyen”, tha ai pas ndeshjes, duke mos dashur të përzihet më shumë në gjithçka që po ndodh me të.