Hyri në Kosovë, iu shmang kontrollit mjekësor në kufi
Policia bën të ditur se janë informuar se një femër nga Prishtina dje ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale për t’iu shmangur kontrollit mjekësor në kufi (karantinimit të detyruar).
E njëjta është në shtëpi dhe pritet të merret nga njësiti i QKUK-se për ta dërguar në karantinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve.