Humbi betejën me koronavirusin, vdes një qytetare nga Drenasi
Edhe një viktimë është shënuar në Kosovë, e cila kishte qenë e infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për një qytetare të Drenasit, për vdekjen e së cilës ka njoftuar kryetari Ramiz Lladrovci.
“Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Tutje Lladrovci ka njoftuar se ky është rasti i parë i vdekjes së një personi të infektuar me COVID-19 nga kjo komunë ndërsa i shprehu ngushëllime familjes, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.
Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.
Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.
Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.
Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.
Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!