Huawei Mate 30 5G do të lansohet në dhjetor dhe Mate X në shtator
Pavarësisht pengesave të administratës Trump, prodhuesi i njohur kinez Huawei vazhdon të punojë në lansimin e serisë Mate 30.
Tani, bazuar në fotografinë më poshtë të zbuluar nga zyrtarët e kompanisë në një konferencë në Rusi për rrjetin 5G, Mate 30 5G do të lansohet në muajin dhjetor, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net.
Në anën tjetër, smartfoni i palosshëm i Huaweit – Mate X, pritet të lansohet në muajin shtator të këtij viti.
Kujtojmë se pajisja e parë 5G e Huaweit është Mate 20 X (5G), tashmë i lansuar në disa shtete dhe duket se do të arrijë këto ditë edhe në Rusi. /FaktePlus