Hoxhaj uron Lajçakun për zgjedhjen si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar zgjedhjen e Miroslav Lajçak si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tani i është shansi i fundit që të unifikohet pozicioni i BE-së për Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje e ligjshme.
Hoxhaj, përmes shkrimit në Twitter, tha se krejt kjo të ndodhë në koordinim me SHBA-në.
“Uroj mikun tim Miroslav Lajcak, për emërimin si emisar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën, dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të arritur një marrëveshje të ligjshme dhe njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.