Hoxhaj: PDK-ja nga opozita do të punojë për të mirën e vendit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si pjesë e saj, do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re”, tha Hoxhaj.
Ai ka falënderuar gjithë ata qytetarë që i kanë besuar për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani”, ka theksuar ai.
Me tutje numri dy i PDK-së ka thënë se do të jep kontributin e tij në mirën e vendit.
“Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet”, shtoi Hoxhaj. /FaktePlus