Hoxhaj: Lëvizja Perandorake Ruse, mjet për ta destabilizuar Ballkanin
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, me anë të një shkrimi në rrjetin social Tëitter ka shkruar se Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e futën në listë Lëvizjen Perandorake Ruse, si një grup terrorist , ashtu si Shtetin Islamik.
Hoxhaj, në shkrimin e tij ka thënë se ky grup terrorist u përfshi edhe në grushtshtetin në Mal të Zi.
Sipas tij, kjo Lëvizje është një mjet rus për të destabilizuar Ballkanin dhe Evropën.
“Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e futën në listë me Shtetin Islamik edhe Lëvizjen Perandorake Ruse, si një grup terrorist. Ky grup terrorist që u përfshi edhe në grusht shtetin në Malin e Zi, është një mjet rus për të destabilizuar Ballkanin dhe Evropën”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një link të Foreign Policy, ku sqarohen detajet.