Hoxhaj: Kosova mirënjohëse ndaj ish-ministrit Blum, ishte një mik i madh yni
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit gjerman për punë sociale, Norbert Blum.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter ka ngushëlluar për vdekjen e ish-ministrit gjerman, Norbert Blum.
Hoxhaj ka thënë se Blum ishte mik i madh i Kosovës dhe se shteti ynë i është gjithmonë mirënjohës.
Ai tutje ka shtuar se puna e Blum gjithmonë do të kujtohet dhe mbështetja që ai i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë nuk do të harrohet kurrë.
“I pikëlluar nga lajmi se një mik i madh i Kosovës, ish-ministri Norbert Blüm ndërroi jetë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe do të kujtojmë punën dhe mbështetjen e tij në rrugën tonë drejt lirisë dhe demokracisë. Pusho në paqe!”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Twitter.