Hoxhaj: Gastronomia nuk është ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka takuar sot gastronomët, ku ka thënë se kjo kategori nuk ishte ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë për shkak të dëmeve nga COVID-19.
“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë”.
“Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.