Hoxhaj: Dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë dhe dihet se kush ka qenë agresori.
Hoxha ka shtuar se dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin, të cilët u ftuan nga Gjykata Speciale për intervistim.
Mirëpo, në këtë rend nuk e ka përmendur Ramush Haradinajn, i cili po ashtu është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykat Speciale, pas së cilës dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Statusi i plotë i Hoxhajt:
Ka vetëm një krim që ka ndodhur në Kosovë.
Ka vetëm një agresor.
Ka vetëm një palë viktimë.
Ka vetëm një popull që ka luftuar për liri e pavarësi.
Ka vetëm një UÇK që ka bërë luftë të drejtë.
Dje, sot dhe nesër jemi me Jakup Krasniqin e Bislim Zyrapin të cilët do ta dëshmojnë, si përherë, pastërtinë e luftës.
Nuk ka barazim të krimeve të agresorit me viktimën. /FaktePlus