Hoxha: Do të rifillojmë lobimin për liberalizim
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka ritheksuar edhe një herë se Kosova nuk ka kushte shtesë për liberalizim.
Në takimin e nivelit të lartë për Mekanizmin e rasteve track-record (të shënjestruara), ministrja Hoxha theksoi se Bashkimi Evropian (BE) është i interesuar për t’u siguruar se progresi për rastet e shënjestruara po vazhdon.
Ajo ripërsëriti se Kosova nuk ka kushte shtesë për liberalizim, ndërsa potencoi se lobimi për këtë çështje do të rifillojë së shpejti.
“Dinamizimi i procesit për liberalizim dhe agjendës integruese nuk do të ndalet dhe potencova se ditëve në vijim do të rifilloj lobimi, takimet me ministrat e vendeve anëtare që të binden për votën e tyre në Këshillin e Ministrave”, ka thënë ministrja Hoxha.