Hovenier e pret Krasniqin në një drekë pune në rezidencën e tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pritur në një drekë pune sot në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi ka thënë se bashkë kanë pasur diskutime të frytshme dhe shumë miqësore.
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi.
Takimi i Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Kryetarit të PDK-së, liderit të opozitës, Memli Krasniqi, vjen pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se edhe nëse Komunat veriore shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet nuk mund t’i bëj në Zveçan e Zubin Potok, pasi siç i tha Krasniqi Kurtit, ”për Zveçan e për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat njeri i lem”,