Hotit i ndërpritet fjala me fishkëllima në tryezën për dialog
Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i është ndërprerë fjalimi gjatë debatit ku po flitet për dialogun me Serbinë.
Aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusti dhe Natyra Kuçi kanë hedhur fletushka në drejtim të Hotit, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta
“Dhuna në familje është duke u rritë, ju nuk keni thënë asnjë gjë për ketë. Po flisni për pandeminë, e gratë po rrezikohen nga burrat. Atyre po iu mohohet e drejta e jetës. Për këtë arsye kemi vendosur që të ju ndërpremë fjalën”, tha Teutë Rrusti.
Pas kësaj, kryeministri Hoti tha se nuk është vendi për veprime të tilla, teksa shtoi se është e drejtë e tyre nëse duan të veprojnë ashtu.