Hoti: VV s’mund të flasë për korrupsion, në Prizren kanë punësuar plot militantë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Andin Hoti i ka thënë se Vetëvendosje nuk mund të flas për korrupsion, që vec për pak pushtet që e ka marrë në Prizren, ka punësuar plot militantë.
“E pastaj i keni shkarku zyrtarët që i keni punësu vetë’’, tha Hoti
Hoti gjithashtu ka thënë se gjysma e kandidatëve që i kanë në listë, janë ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
‘’Gjysmën e kandidatëve, Vetëvendosje i ka ish-anëtarë të PDK-së. PDK e ka një listë ku i jepet përparësi të rinjve. Kandidatë të denjë dhe që nuk kanë asnjë aktakuzë’’, tha Hoti T7.