Hoti u takua edhe me përfaqësues të Gjashtë Plus
I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.
Mësohet se ai u takua me Albert Kinollin dhe Rasim Demirin. Ai këto takimet me partitë parlamentare është duke i mbajtur për t’u koordinuar rreth një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.
Hoti tani është duke mbajtur takim me përfaqësues të Nismës Socialdemokrate në objektin e Kuvendit të Kosovës. Pos, tyre ai pati takim edhe me përfaqësues të AAK-së.