Hoti tregon vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të kryesisë
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka folur rreth vendimeve që janë marrë sot në mbledhjen e kryesisë.
Hoti, ka thënë se janë dakorduar që në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në .
Postimi i tij i plotë:
“Sot, ne mbledhjen e pare te Kryesise se re te LDK-se u dakorduam se:
– nuk do te kemi koalicion me PDK-ne ne asnje situate,
– ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Pergjithshem do te diskutohet per koalicionin e mundshem me Vetevendosjen,
– posti i kryeministrit i takon partise me te madhe – LDK-se, dhe
– diskutimet per mandatarin e LDK-se do te mbyllen te henen.”/FaktePlus/