Hoti tregon se kur do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë – Shqipëri
Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë marrë vesh që të takohen përsëri.
Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook.
Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive…
Julkaissut Avdullah Hoti Keskiviikkona 23. syyskuuta 2020