Hoti pas heqjes së reciprocitetit: Tani edhe Serbia t’i heqë pengesat për dialog
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, me ç’rast është shfuqizuar vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Pas mbledhjes, Kryeministri Hoti ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se vendimi për shfuqizimin e kësaj mase është bërë në dakordim me partnerët ndërkombëtarë dhe se tani pret nga ana e Serbisë që t’i heqë të gjitha barrierat që e pengojnë dialogun.