Hoti paraqet pakon e rimëkëmbjes ekonomike para drejtuesve të OEK
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, para të cilëve ka paraqitur pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
Sipas tij, kjo pako është prioritet, prandaj edhe e ka bërë plan të punës së Qeverisë së Kosovës.