Hoti: Nuk do të lejojmë shkëmbimin e territoreve
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së parë të rregullt të Qeverisë të cilën ai e udhëheqë, ka thënë se prioritet i Qeverisë së tij mbetet lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë.
Hoti ka thënë se hapi i parë konkret që do të ndërmarrin në këtë drejtim është t’i kërkojnë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, mënyrë që t’u dalin në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.
Hoti po ashtu ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai do të çojë përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në.
Njoftimi i plotë:
Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023!
Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga #COVID19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohëshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia.
Në plan afatgjatë kabineti im u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.
Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA , duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.
Na priftë e mbara!