Hoti nesër raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nesër nga ora 11:00 do të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Hoti do të udhëtojë në Bruksel, dy ditë para takimit në Washington.
I pari i ekzekutivit më 25 qershor do të jetë i ftuar në kryeqendren evropiane i ftuar nga emisari special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Më pas delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të ketë takime në Washington me datë 27 qershor.