Hoti mirëpret propozimin e Grenellit që Ujmani të quhet Liqeni Trump
Richard Grenell ka shkruar në Tëitter se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që liqeni i Ujmanit të quhet ‘liqeni Trump’
Ai ka thënë se emri i liqenit të Ujmanit ishte pikë serioze e diskutimit pavarësisht se SHBA-të morën përsipër studimin e fizibilitetit për këtë liqe.
Ai tha se të dy palët kanë rënë dakord që emri i ri të jetë ‘Liqeni Trump’.
“Si të quhet liqeni i cili është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisi i SHBA-ve për të bërë një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”, ka shkruar Grenell në Tëitter.
E këtë propozim të Grenellit, e ka mirëpritur kryeministri i vendit Avdullah Hoti. Ky i fundit e ka konfimuar se propozimi i Grenellit do të pranohet që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.
Reagimi në facebook i Hotit:
E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arrijen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.
Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj.
Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.
Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!
E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë…
Julkaissut Avdullah Hoti Torstaina 24. syyskuuta 2020