Hoti merr letër nga kryeparlamentari izraelit, pritet vizita e tij në Jerusalem
Avdullah Hoti, ka pranu leter nga kryetari i kuvendit te Izraelit, cili e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve pas marrëveshjes së Uashingtonit.
“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, i themeluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i kam dërguar letër Kryetarit të Parlamentit të Izraelit, ShT.Z. Mickey Levy, në shenjë falënderimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli, si dhe kam shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Sot kam pranuar letrën e tij, në të cilën përshëndetet krijimi i grupeve të miqësisë, me ç’rast më njofton për emërimin e Deputetit Salalha, si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit”.
Hoti në postimin e tij e paralajmëroi që muajin e ardhshëm pritet të caktohet data e vizitës së tij në Parlamentin e Izraelit në kuadër të takimit të Grupeve të Miqësisë Kosovë-Izrael.
“Mes tjerash, në letrën e tij, Kryetari Levy thekson rëndësinë e marrëveshjes së Uashingtonit, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtator 2020, nën drejtimin e qeverisë tonë, dhe përfitimet reciproke të lidhjeve tona. Ai konfirmon vazhdimin e raporteve të mira midis dy shteteve dhe kërkon që grupet tona përkatëse të miqësisë të punojnë së bashku për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta për të mirën e popujve tanë”.
“Muajin e ardhshëm pres të caktojmë datën dhe agjendën e vizitës në Parlamentin e Izraelit për takimin e parë të përbashkët të Grupeve të Miqësisë Kosovë-Izrael nga të dyja Parlamentet”.