Hoti me një fotografi jep porosi për qytetarët
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, me anë të një fotografie ka porositur qytetarët që ta vendosin maskën.
Hoti dhe zyrtarët e tjerë që merren me menaxhimin e pandemisë vazhdimisht kanë bërë thirrje që të respektohen masat e vendosura nga qeveria.
Kosova ditëve të fundit po përballet me një numër të madh të rasteve me Covid-19.
Kujtojmë se numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086.
Në vendin tonë me vdekjen e sotme nga Suhareka tashmë janë regjistruar 178 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.