Hoti liron nga detyra këshilltarin politik për ekonomi, Muhamet Mustafën
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi.
Në vendimin e kryeministrit gjithashtu thuhet se Mustafa është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë.
“z. Muhamet Mustafa lirohet nga detyra e Këshilltarit Politik për ekonomi, të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e kryeministrit.
©