Hoti kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec: Drejtësia do të mbisundojë!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar të rënët në Betejën e Rahovecit.
Ai thotë që drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell.
Postimi i plotë:
19 korrik 1998
Kjo datë na kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999.
Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell.