Hoti: Kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se programi për rimëkëmbje ekonomike po merr përkrahjen e domosdoshme, “prandaj edhe e kemi shtuar aktivitetin për futjen e 1.2 miliard eurove në treg”.
Ai ka shtuar se për jetësimin e këtij programi sigurisht se është e nevojshme edhe mbështetja nga donatorë të jashtëm.
“Prandaj jam i lumtur të ju njoftoj se sot, në dy video konferenca të ndara, mora mbështetje nga Presidenti i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti dhe Linda Van Gelder, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.