Hoti jep detaje për pacientët e prekur nga Koronavirus dhe që po trajtohen në QKUK
Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë detaje për pacientët që janë të infektuar me koronavirus dhe që po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka treguar se aktualisht janë 32 pacientë të vërtetuar me Covid-19 që po trajtohen në Klinikë.
Ai tha se nga 32 pacientët, 25 janë në gjendje stabile shëndetësore, kurse 7 pacientë me oksigjenoterapi.
Hoti tha se 1 pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19.
Kujtojmë se në Kosovë deri tani janë 71 persona të infektuar me koronavirus. Shumica e tyre po trajtohen ne vetizolim dhe deri tani ka vetëm një të vdekur.
Lajmi i mirë është se nga të prekurit dy pacientë tashmë janë drejt shërimit./FaktePlus