Hoti godet fort Kurtin: Taksa duhet të hiqet sot, menjëherë
Taksa duhet të hiqet menjëherë ka thënë zëvëndëskryeministri, Avdullah Hoti.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se taksa duhet hequr menjëherë, pasi që nuk duhet trazuar pratneriteti me SHBA-të.
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të tij, Albin Kurti, që më herët të dielën kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Hoti ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.
Ai ka thënë gjithashtu se vendi duhet të koncentrohet në gjendjen aktuale që është krijuar nga virusi por duke mos rrezikuar edhe partneritetin dhe distancimin me SHBA-të.
Hoti po ashtu ka përmendur edhe bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.