Hoti: Clinton dhe Albright përherë të respektuar
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright, qëndruan në Kosovë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Dje ata u takuan me liderët shtetëror dhe me personalitete të shquara.
Po ashtu sot morën pjesë në ceremoninë qendrore në Sheshin “Skënderbeu”.
Gjithashtu Clinton dhe Albright vazhduan me “ecjen e lirisë”, ku u zbulua edhe busti i ish-sekretarës afër New Bornit.
Lidhur me vizitën e tyre, shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti theksoi se mbetën përherë të respektuar në Kosovë.
“Clinton dhe Albright për herë të respektuar në Kosovë”.