Hoti bën homazhe te varri i Rugovës
Kryeministri Avdullah Hoti pas marrjes zyrtare të detyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Hoti së bashku me kabinetin të tij kanë vënë kurora lulesh tek varri i Presidentit Rugova.
Hotit sot nuk iu dorëzua zyrtarisht detyra nga ish-kryeministri Kurti, pasi ky i fundit nuk pranoi që të bëjë pranim-dorëzimin me ceremoni.