Hoti: BE-ja do të ndërmjetësoj dialogun, SHBA-ja do të jetë pjesëmarrëse e fuqishme
Anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga ai si kryeministër eventual. Ai po ashtu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte i ftuar në dialogun në Shtëpinë e Bardhë.
Anëtari i LDK’së, Kujtim Shala, kishte thënë në emisionin Pressing të hënën se SHBA’të nuk e kanë dashur kryeministrin në krye të delegacionit të dialogut. Hoti e shpjegon këtë deklaratë.
‘’Kryeministri kishte ftesë për të marrë pjesë në dialog. Ne e kemi bërë të qartë në platformën tonë në nëntor të vitit 2018. Ashtu do veprojmë. Kishim edhe një marrëveshje se si do të vepronim me ish-partnerin në qeverisje. Gjërat rrodhën ashtu. Ne e kishim ndërmend të dilnim nga koalicioni pasi nuk u morrëm vesh për lidhjet me miqtë ndërkombëtare”, thotë ai.
Tutje ai tregon se kush do e drejtoj dialogun.
“Qeveria do të drejtojë dialogun, me një pjesmarrje të presidentit normalisht sipas kompetencave që lejohen.”, thotë ai.
‘’Dialogu do të ndërmjetësohet nga BE me një pjesmarrje të fuqishme nga SHBA’’, shton Hoti.