Hoti: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet
I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i qeverisë së re do të ndodh në mënyrë demokratike.
“Legjitimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës se përfaqësuesve të popullit në Kuvend”.
“Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.