Hoti apo Thaçi do ta udhëheqin dialogun me Serbinë? flet Lajçak
I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave sot në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë.
I pyetur nga gazetarët për udhëheqjen e dialogut nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo nga kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk është këtu të përcaktojë se kush do të jetë udhëheqësi.
Sidoqoftë ai ka thënë se i ka ofruar mbështjeje kryeministrit të jetë pjesë e negociatave, duke shtuar se të dy i ka njoftuar për planet që ka BE-ja për dialogn.
Ndërsa për takimin e 27 qershorit në SHBA-së mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçka tha se BE-ja e konsideron partner shumë të rëndësishëm.
“Nuk jemi konsultuar dhe nuk dua të konsultoj ëpr iniciativat e të tjerve. Për neve SHBA-ja është partner i rëndësishëm. Askush tjetër nuk mund të ofroj të ardhme evropian Kosovës përvec bashkimit evropian. BE është e interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për të dy vendet.”
Në këtë konferencë për media, Lajçak tha se dialogu duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.
Ai po ashtu tha se pas diskutimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq .
“27 anëtarët e BE-së e dërguan një sinjal mjaft të qartë për angazhimin në Kosovë dhe në rajon. Ju e dini që sa herë që bëj diçka e bëj 100 %. Jam i vendosur për të rinisur dialogun dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Kam pasur takime konstruktive me liderët politik në Kosovë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Unë kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog. Diskutuam që të rifillojmë me shpejtësi dialogun, si dhe datat, metodologjitë, prioritetet. Jam i kënaqur me seriozitetin e treguar për rifillimin e dialogut. Në Beograd planifikoj t’i diskutoj këto elemente, që pas saj të shpallim takimin e parë”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se nga Kosova po largohet me sigurinë se Prishtina e ka gatishmërinë për t’i hyrë dialogut.
“Po largohem nga Kosova me sigurinë se janë krijuar kushtet që të rinisë dialogu. Kosova është pjesë e Evropës, sukseset dhe problemet tuaja janë edhe tonat. Rruga e Kosovës drejt Evropës shkon përmes këtij dialogu. Dua që Kosova të ecë përpara në këtë rrugë”, tha ai.