Horoskopi për ditën e sotme, 30 korrik 2020
Dashi
Kthejeni të gjithë vëmendjen tuaj drejt biznesit sot. Vërtet mund të dëshironi të merreni me gjithçka që kërkon dokumente zyrtare ose takime me profesionistë, por mos merrni asnjë vendim. Ndershmëria dhe integriteti janë një pjesë e rëndësishme e personalitetit tuaj.
Demi
Kaloni me shumë kohë me veten dhe miqtë tuaj sot. Nëse ndiheni të mbingarkuar, të nënvlerësuar ose thjesht të vetmuar, thirrni një mik. Zgjidhni dikë që ju njeh brenda dhe jashtë kështu që do të ndiheni plotësisht të qetë dhe të relaksuar.
Binjakët
Nëse po dilni me dikë, do të doni të siguroheni që ka të njëjtat pritshmëri si ju. Mund ta pyesni me mirësjellje për këtë. Është e mundur që bashkë me partnerin/en të përfshiheni në një pasuri të patundshme.
Gaforrja
Ditë e mirë për të treguar personalitetin tuaj. Rrisni vetevleresimin dhe mos u trembni nga pengesat qe do t’ju dalin para. Përdorni egon dhe inteligjencën për tu perballuar me sfidat që do të hasni gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Luani
Tregoni kujdes me impulsivitetin sot. Nuk duhet të shpërfillni atë që zemra po ju thotë të bëni, por bëni kujdes të veçantë që të mos veproni me shpejtësi. Gjërat nuk janë qarta plotësisht, dhe nxitimi mund të cojë drejt një rezultati të gabuar.
Virgjëresha
Do të ndiheni të mprehtë sot, kështu që mund t’i organizoni më mirë gjërat. Mirëpritini idetë e reja, thoni “PO” planeve për ndryshime. Nëse dikush dëshiron të bëhet pjesë e projekteve tuaja, lejojini ato. Është momenti i duhur për bashkëpunim.
Peshorja
Ndonjëherë nuk është e nevojshme të dini çdo detaj përpara se të përfshiheni në diçka të re. Në disa raste do të ishte shumë më mirë nëse nuk jeni shumë të informuar përpara. Tregohuni spontan dhe veproni me vetbesim. Të gjitha gjasat janë të dilni fitimtar ne fund.
Akrepi
Qëndrimi juaj i ri dhe i përmirësuar për marrjen e vendimeve po fillon të funksionojë. Rezultatet do te vijne ngadale, por do te jene te duhurat. Askush tjetër nuk do t’i shohë gjërat si ju, dhe kjo do te jete ne favorin tuaj.
Shigjetari
Jo të gjithë e dinë se kur duhet të tërhiqen dhe t’i japin dikujt tjetër kohën e duhur, por ju duhet ta bëni! Kur te merrni merita për një punë në grup, sigurohuni që të gjithë te marrin pjesën e tyre. Asgje nuk e hedh poshte punen tuaj, ndaj s’keni perse te ndiheni të kërcënuar kur njerëzit që punojne me ju të marrin merita gjithashtu.
Bricjapi
Jepuni të tjerëve atë që dëshironi të merrni prej tyre, dhe gjithçka do të funksionojë ashtu siç doni. Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të tjetërsuar nga dikush, sot është dita e duhur t’i tregoni vendin.
Ujori
Do të jeni shumë kuriozë sesi mund të përfundojë një çështje e rëndësishme në aspektin profesional. Përpiquni të bëni kërkimet e duhura, në të kundërt pyesni njerëzit që mund t’ju japin pergjigjet që kërkoni. Jepini vetes kohë për të kuptuar konceptet pas çështjeve të ndërlikuara.
Peshqit
Vendosni prioritetet rreth atyre çfarë dëshironi të realizoni sot. Përpiquni të organizoheni, në mënyrë që gjërat të jenë më të lehta për ju. Nuk do t’ju mungojë mbështetja e partnerit/partneres suaj.