Horoskopi ditor, 8 korrik 2020
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Mundohuni që të zgjidhni problemet në çift dhe hiqni dorë nga kokëfortësia. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë, por nismat më të rëndësishme, mund të nisin që nga shtatori.
Duhet të qëndroni sa më larg atyre njerëzve që nuk dinë se çfarë duan, pasi ju keni nevojë për qartësi. Në dashuri ju presin ditë pozitive, të dobishme për të folur me zemër të hapur. Mundohuni që të shmangni problemet ligjore gjatë këtyre ditëve, pasi Saturnin e keni kundër.
Binjakët
Mundohuni që ta shfrytëzoni mëngjesin e kësaj dite për t’ia kushtuar ndjenjave, pasi gjatë pasdites mund të ketë nervozizëm. Në punë, duhet të reflektoni mirë, lidhur me një propozim.
Gaforrja
Luani
Do të përballeni me momente nervozizmi, ndaj mundohuni që të shmangni debatet për motive të kota. Në punë, mund të keni kontraste me bashkëpunëtorët.
Virgjëresha
Peshorja
Do të ndiheni tejet nervoz gjatë kësaj dite, dhe kjo gjë do të reflektohet në dashuri. Mundohuni që të rrini sa më të qetë, pasi një person i shenjës së luanit do ju ndihmojë në këtë drejtim. Në punë, Mërkuri pengon nismat tuaja, ndaj bëni durim.
Akrepi
Shigjetari
Takimet e reja janë mjaft të favorshme, por mos mendoni për lidhje serioze, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë një rifitim vëmendje dhe parash. Investimet janë mjaft të favorizuara.
Bricjapi
Ujori
Kjo është një periudhë e bukur, sa i takon dashurisë, ku do të ndiheni më të fortë dhe plotë me energji. Edhe në punë, situata do të përmirësohet dhe do të lindin mundësi të mira.
Peshqit