Horoskopi 26 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Pothuajse ditë e parëndësishme, ku ju përpiqeni që të gjallëroni gjendjen shpirtërore dhe planet e ditës. Është për të ardhur keq që Bricjapi vazhdon t’ju pengojë në gjërat dhe planet që keni. Do vihet në dyshim besimi juaj. Me të dashurin tuaj do të ndani shumë gjëra, shumë ndjesi dhe shumë qëllime.
Demi
Nëse nuk jeni në humor, diheni se arsyeja është mosmbështetja e Hënës ditën e sotme. Kreativiteti edhe në këtë situatë nuk ju lë vetëm, funksionon për ju edhe gjatë kohës që flini! Në punë lini që imagjinata juaj të dalë e lirë, përpiquni të jepni sugjerime të çuditshme dhe bëni diçka që deri më sot e keni menduar të pamundur. Edhe pse do përballeni me disa probleme në çift, mos u shqetësoni, marrëdhënia është mjaft e fortë.