Hodaj deklarohet për intervistimin e drejtorit të Policisë, rekomandohet suspendimi i 78 policëve
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Hodaj me këtë ka folur lidhur me rastin e intervistimit të drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, i cili u raportua se është intervistuar lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg drogë në Lipjan.
Hodaj duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Muafil Bajqinovci, tha se Inspektorati ka dhënë një sqarim për këtë çështje dhe nuk mund të jap më shumë detaje.
“Ne kemi pas një sqarim për intervisitm ose jo. Nuk dua më dhanë ma shumë informacion pasi që jemi në hetime. Ne e kemi thënë edhe për media se ka qenë një raste tjetër”.