Historia e përsëritet, 1996 – 2020, Izraeli provokon me ushtri e polici dy presidentët francez
Ndonëse ka një pronësi të tillë, ushtria dhe policia izraelite ka vënë në siklet presidentin e Francës, Emanel Macron.
Ndërsa, ngjashëm ishin sjellë edhe me presidentin e ndjerë, Zhak Chirac.
Ai në tetor të 1996 ishte penguar nga autoritetet e sigurisë në hyrje e kësaj kishe.
Ditën e djeshme (22 janar) presidenti francez, Emmanuel Macron është fjalosur me policinë izraelite para kishës “Saint Anne”.
Macron u kërkonte policëve izraelit që mos të qëndrojnë pranë kishës.
“E them se nuk më pëlqeu ajo që bëtë para meje, dilni jashtë”, ishte kërkesa e Macronit.
Ai iu drejtua atyre duke që t’i respektojë rregullat: “Nuk do të mund t’i ndryshojnë për mua rregullat që ekzistojnë me shekuj”.
Mirëpo, cila është “molla e sherrit” që kjo Kishë po sjellë tensione të tilla. Përgjigja është lidhur me statusin e kësaj kishe. Shën Anne e Jeruzalemit, e cila është në lagjen myslimanëve të qytetit.
Pra, ky vend është një nga katër territoret franceze të Jeruzalemit. Kjo kishë romane, e ndërtuar në shekullin XII nga kryqtarët, iu dhurua Francës nga Perandoria Osmane në 1856.
Dhe ishte prania e ushtrisë, pastaj e policisë izraelite në këtë enklavë franceze që zemëroi dy presidentët francezë, më shumë se 20 vjet larg.