Historia e ‘Golf 2’, veturës më të shitur të Volkswagen
Volkswagen Golf 2 është një makinë konpakte, brezi i dytë i Volkswagen Golf, dhe pasuesi Volkswagen 1. Kjo ishte vetura më e shitur e Volkswagen nga 1983 dhe u prodhua deri në fund të vitit 1992. Golf 2 ishte më i gjatë 180 milimetra, më i gjerë për 55 milimetra dhe 5 milimetra më i lartë se modeli paraardhës Golf 1.
Gjithashtu pesha u rrit me rreth 120 kilogram. Dizajni i jashtëm i zhvilluar brenda Volkswagen nga drejtori i dizajnit Shafer mbajti linjat e përgjithshme të parardhësit të tij të dizajnuar, por kishte forma më të rrumbullakëta.
VolkswagenGolf i gjeneratës së dytë i njohur poashtu si tipi 19E deri në vitin e modelit 1981 dhe tipi 1G më pas u prezantua në Evropë, në Frankfurt Motor Show në shtator 1983.
Ky model, debutoi në mars të vitit 1984 në tregun e vendeve me timon në anën e djathtë dhe u prezantua si modeli i vitit 1985 në SHBA. Ky model përfshinte një gamë të gjerë të opsioneve të motorëve. Përfshirë një turbo dizel GTD në tregjet euro. Më vonë duke përdorur motorin dizel 1.6 litër eko, një version DOhC 1.8 litër me 16 valvula GTI 8V.
Në vitin 1985 revista britanike automobilistike What Care ndau çmimin vetura e vitit për Gol MK2 të vitit 1985. Edhe pse kjo veturë kishte vetëm një vit në tregun britanik ajo shitej mirë në Britani duke arritur kulmin në më shumë se 50 mijë njësi të shitura në vit deri në fund të dekadës.
Golf MK2 ishte në dispozicion si një hedg back me tri dhe pesë dyer variante sedan me dy dyer dhe katër dyer të Golf MK2 u koduan nën emrin e Volkswagen Gjeta. Asnjë version kabrioletë nuk është zhvilluar nga MK2, në vend të kësaj konvertimi në MK1 vazhdoi të prodhohej me ndryshime të vogla. Nivele të çmimit përfshinë modelet bazë, C, CL dhe GL, dhe një model karat deri në 1986. Më vonë një version GT në vitin 1987 ishte gjithashtu në dispozicion. Në Amerikën e Veriut ekzistonte vetëm nj model bazë deri në vitin 1986. Në vitin 1987 nëj model GL dhe GT në vitet 1988 dhe 89 të tre variantet dhe në vitin 1990 deri në fund të prodhimit përsëri ishte vetëm një variant GL. Motori i ri bazë ishte ai 1.05 litra kryesisht të disponueshme në Itali. Ofertat e tjera motorike përfshinin motor 1.4, 1.6 dhe 1.8 litër me benzinë dhe atë 1.6 litër me naftë, ajrim natyral ose turbo. Volkswagen gjithashtu prodhoi modelin Golf 2 në Jugosllavi. Nga viti 85. MK2 u prodhuan me një kapacitet vjetor prej 25 mijë njësi duke vazhduar kështu deri në shpërthimin e luftës në vitit 92. Ky model u prodhua vetëm për gjashtë Republika Jugosllave me një simbol të pasim JJX për modelet më pak të pajisura se sa modelet C dhe CL.
Ndërsa modelet më të pajisura vinin me simbole C, CL dhe TAS në grilën e përparme dhe logon e qytetit të Sarajevës në vend të sinjaleve anësore. Veturat e prodhuara nga TAS vinin me motor 1.3 litër, me karburator 1.6 litër me benzinë dhe 1.6 litër me dizel.
Historia e 'Golf 2', veturës më të shitur të Volkswagen
Historia e "Golf 2", veturës më të shitur të Volkswagen
Gepostet von Gazeta Express am Montag, 22. April 2019